top of page
Search

Mbeshtetje Emocionale dhe Psikologjike per Profesionistet e Shendetesise



Ne ditet qe jetojme mjeket po pershendeten nga mbare shoqeria ne komunitete lokale, kombetare e nderkombetare si heronjte e njerezimit ne kete lufte te madhe kundra Pandemise se krijuar nga Covid-19. Duke ndjekur nga afer apo larg te gjithe punonjesit e shendetesise qe po perballojne nje pune kolosale ne kushte te veshtira si ato qe shkakton nje pandemi, me humbje jete pertej ritmit qe pritet ne nje spital, me pasoja te renda per te gjithe sistemin shendetsor, me pasoja per te semuret kronike qe nuk marrin dot mjekimin e rregullt dhe brenda nje shoqerie qe po perballon nje krize ekonomike e sociale, lindin shqetesime te natyrshme per mireqenien emocionale e psikologjike te personelit mjekesor.


Sarah Rees, Dashmir Thaci dhe Rainela Xhemollari, psikoterapiste shqiptare, anetare te UKAMS, kane nisur nje project vullnetar me qellim per t’i ofruar personelit shendetesor qe eshte infektuar nga Covid-19 mbeshtetjen psikologjike qe meriton cdo profesionist qe semuret ne krye te detyres. Psikoterapistet, te regjistruar per ushtrim profesioni ne autoritetet perkatese professionale ne UK, ofrojne mbeshtetje psikologjike nepermjet telefonit dhe platformave online per mjeket shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe kudo, te cilet jane infektuar nga Covid-19.


Sherbime te tilla jane bere tashme praktike pune ne mbare boten pasi studimet specifike kane treguar se demtimi ne ambientin e punes, sado afatshkurter te jete ne pasojat fizike, mund te lere pasoja afatgjate per profesionistet. Kujtojme ketu se ne shendetesi mireqenia psikologjike e punonjesve eshte e lidhur drejtpersedrejti me arritjet ne kurimin e pacienteve. Deri ne mes te Muajit Mars, 2020, publikime nga institucione te ndryshme ne te gjithe boten po raportojne nje rritje te rasteve te punonjesve te shendetesise me simptoma te theksuara ankthi e stresi emocional. Ne nuk mund te jemi ne pavion me Bluzat e Bardha, por per te gjithe ata punonjes te shendetesie te cilet jane infektuar me Covid-19 duam te bejme me dije se ne jemi ketu dhe kemi aftesite t’ju ndihmojme per te evituar pasojat afatgjate te kesaj ngjarjeje ne jeten tuaj profesionale.

 
 
 

Comments


© 2025 by UKAMS

bottom of page