Si te kujdesemi dhe te mundohemi te mjekojme infeksionin me Coronavirus COVID-19, sipas protokolleve

Nga studimet e bera akoma, nuk ka nje konfirmim te plote se si mund te mjekohet infeksioni me COVID-19 me medikamente specifike dhe protokoll te konfirmuar. Trajtimi ne shumicen e pacienteve qe shfaqin simptoma te lehta (~80%) konsiston ne permiresimin e ketyre simptomave te cilat jane temperature e lehte, kolle e lehte e thate, dhimbje fyti. Ne paciente me keto simptoma duhet te perdoren: lengje te ndryshme qe permbajne vitamine C, paracetamol per temperature, vitamina te ndryshme.

Per ilace te tjera drejtohuni mjekut kurues ose telefononi NHS 111 nqs nuk ndiheni mire e keni nevoje per nderhyrje e keshilla mjekesore.

Per pacientet me simptoma me te komplikuara qe shoqerohen me veshtiresi ne frymemarrje dhe kolle te zgjatur, rekomandohet oksigjeno terapi dhe ventilim mekanik dhe keta jane paciente qe rekomandohen per trajtim spitalor.

-Ne fazen e pare te ketyre pacienteve me simptomat e mesiperme nuk rekomandohet mjekimi me antibiotik. Antibiotiket rekomandohen vetem ne rastin kur pacienti paraqet infeksion dytesor me mbivendosje bakteriale te infeksionit per te eleminuar infeksionin dytesor ose ne pacientet ne raste te renda per te parandaluar infeksionet bakteriale.

-Ne pacientet me komplikacione te ndryshme, te cilet vuajne dhe me semundje te tjera kronike, linja e fundit e medikamenteve qe jane perdorur ne spitale te ndryshme te botes dhe pse nuk jane te aprovuara per mjekimin e COVID-19, por qe perdoren ne keto paciente jane:

-Remdesivir eshte nje medikament, i cili eshte perdorur ne trajtimin e Eboles dhe sot perdoret per mjekimin e COVID-19, si pjese e kerkimit mjeksor (clinikal trial) ose si pjese e programit qe quhet “compassionate use”. Trajtohen paciente te shtruar ne spital dhe medikamenti eshte vetem per perdorim spitalor.

- Lopinavir-ritonavir eshte nje kombinim ilacesh i perdorur per mjekimin dhe parandelimin e SIDAs infeksionit me HIV. Po perdoren dhe tek pacientet me COVID -19. Studimi i pare i publikuar nuk ka treguar efikasitet po mendohet qe studimi ishte teper i vogel e priten rezultatet e studimeve me te medhaja.

- Chloroquine eshte medikament i cili eshte perdorur ne mjekimin e semundjes malarja ndersa hydroxychloroquine perdoret ne mjekimin e semundjeve te artritit reumatoid, lupus eritematozis sistemik dhe porphyria cutanea tarda. Edhe keto ilace nuk jane te aprovuara per infeksionin me COVID-19 po reporte nga Kina, Italia e Franca jane shprese dhenese se kane treguar qe keto ilace mund te jene efikase ne keta paciente.

- Tocilizumab eshte nje ilac i aprovuar per artritin reumatoid, artritin juvenile si dhe syndrome e cytokinave nga CAR-T terapi. Te dhena preliminare ne nje numer te vogel pacientesh nga Kina e nga Italia demonstrojne se edhe ky ilac mund te jete efektiv. Bazuar ne keto te dhena, kane filluar kerkimet shkencore (clinical trials) edhe me kete ilac.

Ilace te tjera:

-Sterodet dhe kortizoniket nuk keshillohen ne trajtimin e COVID-19.

- Anti-virale si oseltamivir e favipiravir mund te jene duke u perdorur ne disa paciente po kane te dhena shume te pakta per efikasitetin e tyre e autoritet shendetesore boterore nuk i keshillojne per momentin.

-Anti-infiamatore si sarilumab, baricitinib, ilace si losartan e po ashtu si dhe trajtim me qeliza mezinkimale etj. po perdoren ne disa paciente ne clinical trials - te dhenat jane akoma te pakta per efikasitetin e tyre.

Vaksina COVID-19

Sipas te dhenave te fundit te WHO publikuar ne websitin e saj me date 21 Mars 2020 thuhet: Vaksina, e cila con ne nje ulje masive dhe te konsiderueshme ne perhapjes e kesaj semundjeje, do te beje te mundur parandalimin e percuarjes se virusit COVID -19,.

Aktualisht ka dy vaksina te cilat kane hyre ne fazen e pare te testimit ne njerez. Gjithashtu ka 42 produkte mjekesore qe po testohen per fazat e para pre-klinike.

Vini Re - Disclaimer

Informacioni i permbledhur eshte reflektimi i njohurive tona me te mira deri ne kete moment, sepse sic dihet, informacioni per trajtimin e COVID-19 po perditesohet dita dites, me te reja dhe angazhime mjekesore dhe shkencore te fundit.

Per keshilla mjekesore dhe simptomat e lehta te fillimit drejtohuni mjekut tuaj te familjes (GP). Ne raste perkeqesimi duhet te telefononi 111.

Profesionistet mjekesore qe kane pergatitur kete material e ofrojne kete ne menyre vullnetare dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi mjeko-ligjore.

References:

NHS: https://www.england.nhs.uk/coronavirus/

CDC: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/hcp/therapeutic-options.html

Gilead: https://www.gilead.com/purpose/advancing-global-health/covid-19

Wang et al., Remdesivir and chloroquine effectively inhibit the recently emerged novel coronavirus (2019-nCoV) in vitro Cell Research (2020) 30:269–271; https://doi.org/10.1038/s41422-020-0282-0

Kaletra SmPC: https://www.medicines.org.uk/emc/product/221/smpc

A Trial of Lopinavir–Ritonavir in Adults Hospitalized with Severe Covid-19, Bin Cao et al., March 18, 2020 , DOI: 10.1056/NEJMoa2001282

Plaquenil SmPC: https://www.medicines.org.uk/emc/product/1764/smpc

Gautret et al. (2020) Hydroxychloroquine and azithromycin as a treatment of COVID‐19: results of an open‐label non‐randomized clinical trial. International Journal of Antimicrobial Agents – In Press 17 March 2020 – DOI: 10.1016/j.ijantimicag.2020.105949 

Roactemra SmPC: https://www.medicines.org.uk/emc/product/6673/smpc

ClinicalTrials: https://clinicaltrials.gov/ct2/results?cond=COVID-19&term=&cntry=&state=&city=&dist=

WHO vaccines: https://www.who.int/blueprint/priority-diseases/key-action/novel-coronavirus-landscape-ncov.pdf?ua=1

© 2023 by UKAMS. Proudly created with Wix.com

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram