Menaxhimi i stresit gjatë COVID19 Është normale që gjatë krizës të përjetohen emocione e ndryshme. Për shembull, mund të ndiheni të pikëlluar, të mllefosur, nervozë ose ankciozë. Kur përjetojmë stres të lartë, nuk mund t’i shmangemi këtyre ndjenjave, mirëpo mundemi t’i menaxhojmë duke i përdorë disa nga këto strategji: PËR JU
- Mos shikoni tërë kohën lajme dhe informata rreth COVID19. Kufizoni kohën ne një ose dy orë në ditë në rrjetet informative që e dini se janë të mirënjohura.
- Informohuni saktësisht rreth rrezikut tuaj për të marrë hapa adekuat për mbrojtjen e shëndetit individual dhe familjarë.
- Krijoni në rend dite- zgjohuni në kohë të njëjtë çdo mëngjes, ushqim të rregullt, ushtrim fizik, gjumë të rregullt (shmanguni gjumit të pasditës).
- Mbani kontakte të rregullta me familijarë dhe shokë nëpërmes rrjeteve sociale, telefonit etj. - Kaloni kohën me të afërmit e shtëpisë duke biseduar, ose relaksuar (duke shikuar film, seriale, ndëgjuar muzikë etj). PËR FËMIJË
- Bisedoni me fëmijët në mënyrë të qetë dhe përdorni fjalorin që i përket moshës së fëmijës.
- I lejoni që t’i shprehin brengat dhe ndjenjat e tyre
- Mos lejoni të jenë në prani të bisedave të të rriturve ose të programeve që shtjellojnë temën e COVID19 (p.sh. lajmet).
- Tregojuni fëmijëve strategjitë tuaja që ju ndihmojnë në menaxhimin e stresit, dhe ndihmojuni atyre t’i zbulojnë strategjitë e tyre p.sh. vizatimi, leximi, vallzimi, kërcimi etj.
- Krijoni rutinë dhe strukturë ditore. NËSE JENI NË VETË-IZOLIM - Mbani kontakt me të afërmit tuaj nëpermjet rrjeteve sociale, SMS-it dhe telefonit. - Krijojeni rutinën e vetë-kujdesjes ditore p.sh. strategjitë relaksuese (leximi, dëgjimi i muzikës qetësuese, etj.) - Provoni teknikat e reja relaksuese, siç janë, frymëmarrja relaksuese ose meditimi , yoga, etj. - Përpiquni të merreni me ndonjë hobi ose ta mësoni diçka të re.